​Përfundon seanca e Kuvendit pa miratimin e rezolutave të opozitës

Aktuale

​Përfundon seanca e Kuvendit pa miratimin e rezolutave të opozitës

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë rezolutën nga debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq.

Kundër tekstit të rezolutës kanë votuar 60 deputetë, ndërkaq një deputet ka votuar pro.

Në seancën e sotme ka dështuar të miratohet edhe rezoluta për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës, pasi 61 deputetë votuan kundër.

Po ashtu, nuk u miratua as rezoluta për “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Ndërkaq, me 59 vota për është miratuar raporti i performancës së ndërmarrjeve publike për 2022.

Me 62 vota pro është miratuar edhe raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Kuvendi ka miratuar edhe rezolutën për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat