Ngritet aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës

Aktuale

Ngritet aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Është ngritur aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës.

Kështu ka njoftuar ndërmarrja me anë të një postimi në Facebook, ku tregon se të njëjtit janë larguar përkohësisht nga puna.

“Me datën 30.10.2024, B.S, B.I, SH.R, Z.I, Sh.O, P.B, B.H, D.H, F.B, R.B, B.H dhe Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim

Njoftim 🏛️

Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna.

Me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat