“Infrastrukturë, banim e rinovim”, ministri Krasniqi vazhdon të ndihmojë komunitetet

Aktuale

“Infrastrukturë, banim e rinovim”, ministri Krasniqi vazhdon të ndihmojë komunitetet

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 14:19
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vazhdon të jetë krah i fuqishëm për komunitetet në Kosovë.

Në një vizitë që realizuar sot në Ferizaj, Krasniqi ka pasur takime të suksesshme konkrete.

“Ditë produktive në Ferizaj. E nisëm me vizitën te punimet nga projekti “Rikonstruimi i rrugës” në lagjen “Ejup Statovci”, në Sallahane, e cila është financuar nga programi për mbështetje për projektet Infrastrukturore për komunitete.

Pastaj, vazhduam te familja e zonjës Krasniqi, nënë vetëushqyese me 7 fëmijë e cila është përfituese nga programi i MAPL-së për ndërtimin e shtëpive.

Nga aty vazhduam te familja Haliti, e cila ka përfituar nga projekti për rinovimin e shtëpive.
Infrastrukturë, banim e renovim, projekte të cilat do të vazhdojnë në secilën komunë për të ngritur mirëqenien e komuniteteve”,
shkruan Krasniqi në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat