​VV braktis mbledhjen e Komisionit pas përplasjes me deputeten Ganimete Musliu

Aktuale

​VV braktis mbledhjen e Komisionit pas përplasjes me deputeten Ganimete Musliu

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, Petrit Ajeti para Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka dështuar pas përplasjeve dhe mospajtimeve në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Derisa kjo mbledhje e jashtëzakonshme ishte ftuar nga deputetët e opozitës, ishin deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje që këtë mbledhje e konsideruan të ftuar kundër rregullave.

Pas debateve që zhvilluan e derisa kërkesa e nënkryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Sali Zyba ishte që fillimisht të kishte sqarime për temat që ishte ftuar kjo mbledhje, deputetët e mazhorancës e lëshuan mbledhjen e Komisionit, ndërsa me një dakordim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti deputetët opozitarë vazhduan bashkëbisedimin për temat e ftuara.

Para anëtarëve të këtij komisioni, drejtori i AKI-së Petrit Ajeti ishte ftuar të raportonte lidhur me dyshimet për përndjekje të gazetarëve dhe mesazhet e Dejona Mihalit që tashmë kanë qarkulluar në publik.

Sqarime për mënyrën e ftesës së këtij takimi dha kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, e cila tha se kjo mbledhje e jashtëzakonshme është ftuar sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës.

Musliu: Mbledhjen e kam ftuar sipas rregullores së Kuvendit

“Kjo mbledhje është ftuar në bazë të rregullores së Kuvendit me 1/3 të deputetëve e kam ftuar unë si kryetare e Komisionit për të sqaruar disa çështje të cilat tani më janë në opinionin publik. Ju e keni marr ftesën dhe atë që do të diskutohet dhe që ato pika janë sqarimi ose raportimi lidhur me dyshimet që kanë dal në opinion lidhur me përndjekjen e disa gazetarëve apo vëzhgimin e tyre, përgjimin e tyre do të sqarohen sot, dhe tjetra janë në pyetje mesazhet e Dejona Mihalit që kanë dalë në publik e që dyshohet për ndërhyrje në institucionet shtetërore”, theksoi ajo.

Por, deputeti nga Lëvizje Vetëvendosje, Sali Zyba tha se kjo mbledhje nuk është ftuar sipas rregullores së Kuvendit, por në bazë të SMS që ka pranuar deputetja Ganimete Musliu nga gazetarët.

Zyba: Nuk është thirrur sipas rregullores, citoj SMS

“Këto tendenca qofshin edhe me marrëveshjen e juaj nuk kalojnë me vullnet tonin.. nuk është thirr sipas rregullores citoj SMS e kryetares “kam presion që dy javë nga gazetarët’ kush është presioni nga gazetarët, cilët janë gazetarët që bëjnë presion kryetares e kjo e përkthen në Agjencion, Arben duhet të jesh më i përgjegjshëm lexoje SMS që ka dërguar kryetarja…06’07Drejtori të mos jetë prezent për sa ka tema të tjera…pos miratimit e radhës është cili është presioni i kryetares së komisionit nga kush. Unë propozoj se është urgjente, e ke thirr mbledhjen e një komisioni të rëndësishëm me propagandën e SMS. Unë po propozoj në të kundërtën nuk mund të qëndroj ta bëj argatin e padinjitetshëm ”, tha ajo.

Mbledhja e komisionit ka vazhduar me përplasje në mes të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba.

Musliu-Zyba përplasen në Komision

Është detyrë e jotja ligjore dhe kushtetuese…Zyba: Me të dgjuar ty dhe Arben Gashin….Musliu: Rregullorja e Kuvendit e jo Ganimete Musliun…Zyba: Fol me çfarë nënshkrime e ke thirrur mbledhje unë kam thënë jo mbledhje….Musliu:Po kush je ti me thënë jo…Zyba: Më ke pyetur a po thua”, debatuan Musliu e Zyba.

Më pas, kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu u shpreh se nuk do të lejojë “filma” nga pozita.

Musliu: Nuk lejoj “të bëjnë filma”

“Këta e kanë zakon kështu të krijojnë tollovi të brendshme për shpërqendrim të opinionit, por nuk do të shpërqendrohet opinion në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejoj që t’i të vish këtu dhe të bësh filma, e dyta mbledhja është ftuar siç thirret zakonisht mbledhja e Komisionit në bazë të rregullave dhe procedurave. Nuk keni pranuar ose e keni kundërshtuar thirrjen e kësaj mbledhje unë e kam vazhduar me rregullore të Kuvendit”, u shpreh Musliu.

Edhe Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje teksa theksoi se nuk kanë çka të fshehin si deputetë, theksoi se nuk kanë pas dakordim për të ftuar këtë mbledhje të jashtëzakonshme.

Rexhaj: Nuk jemi pajtuar mbi temën për presionin ndaj mediave

“Këtë radhë nuk ka pas dakordim, kryetarja ka shënuar në grupin ku bëjmë gjithë pjesë ne e ka thirrur mbledhjen kemi kërkuar tema dhe me njërën prej tyre nuk jemi pajtuar në kuptimin e atë që tha Zyba të presionit të mediave. Ne jemi për mbledhje nuk kemi çka të fshehim nuk kemi çka të fshehim si deputet, jemi deputet të legjislaturës hartojmë dhe votojmë ligje”, tha ai.

Kundërshtim ka shprehur edhe bashkëpartiaku tjetër nga radhët e LVV-së, Vendenis Lahu, i cili tha se është e paqartë thirrja e kësaj mbledhje.

Lahu: Temat nuk janë shumë relevante për punën e Komisionit

“Temat për të cilën është bërë thirrja nuk mendoj se janë shumë relevante me punën e Komisionit tonë, me punën e Agjencisë dhe drejtorit të saj është ftuar drejtori në raportim sot nuk është koha e drejtorit”, tha ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se mbledhja e sotme është ftuar sipas rregullores dhe nuk mund të ndryshohet rendi i ditës.

Gashi: Nuk kemi nevojë të krijojmë këtë skenë të panevojshme të tensioneve

Nuk po e kuptoj pse gjithë ky stres dhe tension i panevojshëm rregullorja e punës së Kuvendit vlen për të gjithë, ka një arsye pse është thirr komisioni unë mendoj që është e padinjitetshme për institucionin që e përfaqëson drejtori këtu dhe për komisionin që e përfaqësojmë ne… Nuk kemi nevojë të krijojmë këtë skenë të panevojshme të tensioneve mes veti, thjesht bëjmë punën tonë si komision mbikëqyrës”, u shpreh Gashi.

Pas këtij debati, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba bashkë me deputetët tjerë të kësaj partie e lëshuan mbledhjen e Komisionit. Ndërsa, Zyba ndër të tjerash u shpreh se “nuk ia bën argatin dreqit.”

Zyba: Ganimete Musliu, nuk ta bëj “argatin e dreqit”

Është e papranueshme për mua personalisht si nënkryetar të merrem me spekulime nëse nuk e ke marr burimin e informatës dhe personit që vjen te ti, është e pa sinqertë prej teje si kryetare e komisionit është minimumi i korrektësisë si kolegë. Nuk ia mbivendosi pikën e raportimit pa e pasur pikën e sqarimit, ke thirrur mbledhje pa justifikim nëse nuk hyn në rend dite më vjen keq kryetare, nuk ta bëj argatin e dreqit”, u shpreh Zyba.

Pasi e lëshuan mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjes të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë anëtarët e këtij Komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për medie kundërshtuan këtë mbledhje dhe raportimin e drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba tha se edhe temat për të cilën është ftuar për raportim drejtori i AKI-së nuk ndërlidhet me punën e këtij komisioni.

Zyba: Ne kemi shqetësim për mënyrën e thirrjes së mbledhjes

Ne kemi shqetësim për mënyrën e thirrjes dhe të përpjekjes për të dëmtuar proceset në Kosovë që nënkupton përmes një Komisioni bukur të ndjeshëm…Konsiderojmë se çdo përpjekje siç edhe po ndodh në këto qaste duke e keqpërdorur kryetarja e Komisionit përpjekjen me dëmtua dhe duke qenë cak vetë individi apo institucioni për neve të papranueshme”, theksoi ai.

Deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj theksoi se kjo mbledhje është thirrur në vazhdën e atakimeve ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Rexhaj: Jemi kundër dramave që po tentohen të luhen

Ne kemi konsideruar që kjo mbledhje është thirrur në vazhdën e atakimeve ndaj Lëvizjes vetëvendosje ndaj qeverisë Kurti duke e përdorur institucionin e AKI-së, fundja e fundit ne nuk kemi qenë për ta bllokuar këtë mbledhje… Jemi kundër dramave, të cilat po tentohen të luhen e që me gjasë po luhet tani dhe natyrisht për ne janë të papranueshme. Të gjithë ne si pjesë e këtij komisioni si deputet të Vetëvendosjes, pra u munduam ta çjerrim një maskë, e cila ka të bëjë me këtë dramë“, tha ai.

Ndërsa, pas përfundimit të takimit me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se krahas pengesës që deputetët e LVV-së e bënë gjatë mbledhjes, pati pengesa dhe presion direkt mbi drejtorin Petrit Ajeti nga deputeti Sali Zyba.

Musliu: Sali Zyba ushtroi presion direkt mbi drejtorin

Ne patëm një takim bashkëbisedues ku edhe takimi ynë bashkëbisedues u tentua të pengohej nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba i cili i kthye në sallë dhe ushtroi presion direkt mbi drejtorin dhe mbi mua si udhëheqëse e këtij institucioni. Ne edhe njëherë e kemi bërë të qartë se rëndësia e ruajtjes s së lirisë së mediave është element thelbësor i demokracisë dhe çdo ndërhyrje është cenim i lirisë, por edhe çdo tendencë e pushtetit për ta instrumentalizuar këtë institucion e cenon rëndë integritetin e AKI-së dhe shkatërron imazhin e këtij institucioni të rëndësishëm për sigurinë e Kosovë“, u shpreh ajo.

Lidhur me atë se drejtori i AKI-së e ka shkelur ligjin meqenëse e ka vazhduar diskutimin në komision në mungesë kuorumi, deputetja Musliu tha se ligji dhe rregulloja e Kuvendit lejon bashkëbisedim.

Musliu: Na lejon ligji e rregullorja bashkëbisedimin në komision

Na lejon ligji dhe rregullorja që të kërkojmë mirëkuptimin e drejtorit lidhur me çështje për të cilat është ftuar. Drejtori ishte dakord që të vazhdojmë bashkëbisedimin”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat