Ish-kryeministri Sali berisha në një deklaratë për media, është zotuar se nëse PD vjen në pushtet, brenda mandatit të parë do të rrisë me 20% pensionet dhe do të miratojë minimumin jetik prej 200 eurosh.
Gjithashtu Berisha ka premtuar dyfishim rrogash duke thënë se paratë do t’i marrin nga “kontot e Edi Ramës dhe hajdutëve të tij!”
Berisha: Shqiptarët minimumin jetik prej 200 eurosh, çdo pension do të rritet me 20% brenda mandatit të parë, rrogat do të dyfishohen
Shqiptarët do kenë së pari, minimumin jetik prej 200 eurosh, siç e ka parashikuar avokati i popullit.
Mbi këtë minimum, çdo pension do të rritet me 20% brenda mandatit të parë.
Ndërsa rrogat minimalisht do të dyfishohen.
Sepse paraja në xhepat e qytetarit është gjithmonë më e vlefshme.
Sepse vetëm po kthyem paratë ne xhepat e qytetarit, shpopullimi frenon.
Vetëm duke kthyer paratë në xhepat e qytetarit, Shqipëria shpëton.
Dhe për gjithë skeptikët dhe kritikët, që me të drejtë pyesin “nga do dalin këto para”?
Ne kemi përgjigjen më të thjeshtë.
Nga kontot e Edi Ramës dhe hajdutëve të tij!
Bëni një kërkim të vogël dhe shikoni sa para vidhen në vit.
Janë këto para që vidhen, këto grabitje që frenohen, me të cilat ne do vendosim minimumin jetik. Rritjen e pagave. Rritjen e pensioneve.
Prandaj opozita do të vazhdoj mosbindjen e saj civile.
Sa vjen më fuqishëm.
Sa vjen më e vendosur.
Sa vjen më e përshkallëzuar.
Sepse fati i Shqipërisë varet vetëm nga ne.
Sepse kauza jonë është e drejtës. Sepse misioni ynë është historik!
Rrofshi ju. Rroftë Partia Demokratike. Rroftë Shqipëria.
Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë!
O sot o kurrë, fitore!