“Jo që ka gabu por për mësysh” – Konjufca ironizon me votën e vetme pro ndaj rezolutës lidhur me bisedat e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

Aktuale

“Jo që ka gabu por për mësysh” – Konjufca ironizon me votën e vetme pro ndaj rezolutës lidhur me bisedat e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 14:57
Glauk Konjufca

Deputetët e mazhorancës kanë rrëzuar dy rezolutat e propozuara nga partitë opozitare lidhur me komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq, si dhe rezoluta lidhur me mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së.

Kundër tekstit të rezolutës lidhur me komunikimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin votuan 60 deputetë kurse vetëm 1 votë ishte pro.

Me këtë rast kryeparlamentari Glauk Konjufca ironizoi me votën që ishte pro.

Ai fillimisht u dëgjua duke thënë me shaka se “Kush po bënë presion bre”. Pasi që herën e parë nuk kishte kuorum, rezoluta u hodh në votim sërish.

“S’kemi kuorum, e pse me hedh edhe njëherë në votim a ketë në sallë a jo”, iu drejtua Konjufca deputetëve të LVV-së, pasi që deputetët e opozitës nuk ishin prezentë.

Pas herës së dytë kur edhe u rrëzua kjo rezolutë, Konjufca i cili ishte në humor të mirë ironizoi me votën pro.

“Jo që ka gabu por për mësysh ma merr mendja, konsideroj se rrëzohet kjo rezolutë”, tha ai.

Në seancën e sotme ka dështuar të miratohet edhe rezoluta për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës, pasi 61 deputetë votuan kundër.

Po ashtu, nuk u miratua as rezoluta për “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat