Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj kritikave që po i bëhen Kurtit e Gërvallës me pretendimin se ata përmes ambasadës të Kosovës në Austri, kanë thirrur takim me mërgatën atje.
Bajqinovci ka thënë se dia këtu po e luftojnë diasporën sepse po e shohin se ajo është shumë e fuqishme.
Postimi i plotë:
Se sa e fuqishme është diaspora dhe sa shumë luftohet nga disa-disa këtu (sidomos në prag të zgjedhjeve) na tregojnë më së miri lajmet e titujt si ky. E quajnë të paprecedentë një ftesë të ambasadës së Kosovës për bashkatdhetarë që ta mirëpresin kryeministrin e tyre dhe ministres e tyre të Punëve të Jashtme.
Këtu "i paprecedentë" është vetëm lajmi.