KEK: Testi me shkrim për 220 pozita të Manipuluesve s’është i njëjtë me një që u publikua dje

Aktuale

KEK: Testi me shkrim për 220 pozita të Manipuluesve s’është i njëjtë me një që u publikua dje

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

KEK ka njoftuar se testi me shkrim për 220 pozita të manipuluesve është mbajtur dje dhe ka thënë se pyetjet nuk kanë qenë nga testi që u publikua dje.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) gjithashtu dëshiron të sqarojë opinionin lidhur me publikimin e një liste me 20 pyetje/përgjigje, që kanë tendencë të zbehin suksesin e procesit të rekrutimit. KEK siguron gjithë opinionin  se testi origjinal me shkrim, i cili zhvillohet në formë elektronike dhe shfaq një pyetje në çdo kohë, përmban gjithsej 31 pyetje, secila me nga 4 përgjigje, ku vetëm njëra është e saktë. Prandaj, ky test nuk është ai që është publikuar dje.”

KEK thotë se testi është zhvilluar nën monitorimin e kamerave.

“Në këtë testim, i cili filloi në orën 9:00 dhe përfundoi në orën 18:50, nga 554 kandidate të ftuar, 517 i janë nënshtruar testit, 37 nuk janë paraqitur dhe një kandidat është përjashtuar për mosrespektim të rregullave të testimit. Procesi u zhvillua nën monitorimin e kamerave, në mënyrë elektronike, ku çdo kandidat kishte mundësinë të shihte rezultatin e arritshmërisë (pikët) në mënyrë automatike pas përfundimit të testit.”

“KEK falënderon anëtarët e komisionit, Burimet Njerëzore dhe stafin e Qendrës së Trajnimit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e suksesshëm të kësaj faze të testimit. Procedura e rekrutimit do të vazhdojë me fazat e tjera bazuar në rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat