Kurti: Opozita me premtime boshe si kundërvlerë e vendimeve të mira të Qeverisë

Aktuale

Kurti: Opozita me premtime boshe si kundërvlerë e vendimeve të mira të Qeverisë

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 15:53
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur premtime boshe ato të opozitës dhe reagimet pas ngritjes premtimit për rritje të pagave.

Kurti ka thënë se këto premtime po vijnë si kundërvlerë e vendimeve të mira qeveritare.

“Për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare, si kundërvlerë e vendimeve të mira qeveritare. Mirëpo për një gjë duhet të jemi të sigurt, se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku është shqyrtuar ndarja buxhetore për vitin 2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë premtuar se nga janari do të rrisë koeficientin për paga në 150 euro.

Edhe PDK ka thënë se rritja e premtuar nga Qeveria Kurti është e pamjaftueshme.

Kurti të martën tha se nga janari për gjithë punëtorët e sektorin publik paga do të rritet prej 55 euro, kurse nga korriku prej 110 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat