Ditë më parë kryetari i Pejës, Gazmend Muahxheri është sulmuar fizikisht nga dy persona.
Rastin e kanë dënuar të gjithë krerët e politikës.
Media ka raportuar se i dyshuari për sulmin ndaj Muhaxherit është Korab Lulaj.
Kurse, Gjykata Themelore në Pejë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve K.L dhe D.L, të cilët dyshohen për sulm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Kjo është bërë e ditur në aktvendimin të cilën e ka marrë Gjykata e Pejës, e të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” .