Gërvalla “godet” Gjuriqin: Serbia është e interesuar ta shkatërrojë shtetin e Kosovës – SHBA kërkon këtë gjë!

Aktuale

Gërvalla “godet” Gjuriqin: Serbia është e interesuar ta shkatërrojë shtetin e Kosovës – SHBA kërkon këtë gjë!

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 16:38 Përditësuar në ora: 21:09 më 30.10.2024
Ministrja Donika Gërvalla prezanton në OKB një foto të Radojqiqit dhe Grujiqit, duke denoncuar lidhjet e tyre me strukturat kriminale që destabilizojnë veriun e Kosovës.

Gjuriq nga Këshilli i Sigurimit bën thirrje të mos “votohet” Albin Kurti

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka përmendur aspiratat e shqiptarëve për paqe dhe prosperitet, duke kërkuar gjithashtu që këto aspirata të aplikohen edhe për komunitetin serb.

Gjuriq u ka bërë thirrje shqiptarëve në Kosovë që të refuzojnë politikat e përçarjes dhe konfliktit që sipas tij, vijnë nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai e kritikoi kryeministrin Kurtin duke e quajtur atë një pasqyrë të regjimit që ai ka dëshiruar të luftojë para më shumë se një çerek shekulli.

“Për komunitetin shqiptar në Kosovë dua të jemi qartë, Serbia nuk ka konflikt me ju, çështja jonë ka të bëj me politikat dhe veprimet e regjimet të Albin Kurtit dhe jo shqiptarët. I kuptojmë aspirata e juaja për paqe dhe prosperitet aq sa duam t’i bëjmë të njëjtat për komunitetin serb. Iu kërkojmë që të refuzoni politikat e përçarjes dhe konfliktit dhe ta na bashkoni në kërkim të respektit të ndërsjellë mbarë sigurisë dhe bashkëpunimit. Albin Kurti është bërë një pasqyrë e regjimit te cilin ka dashur ta luftojë para më shumë se një çerek shekulli”, ka deklaruar ai në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjuriq: Nuk e fsheh faktin që kam takuar për vite me radhë Radoiçiqin

Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq i ka quajtur gënjeshtra e ofendime ndaj Serbisë, deklarimet e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla.

“Një mesazh i trishtë nga përfaqësuesja e “regjimit Kurti”. Dëgjuam një rrjedhë të pandalshme të gënjeshtrave dhe ofendimeve për Serbinë dhe presidentin tonë. Gjuhë shpifëse që nuk bën asgjë tjetër veç se thellon tensionet ndëretnike dhe kthen rajon në të kaluarën”.

Ai tha se Gërvalla u përgjigj me refuzim ndaj procesit të normalizimit me një gjuhë sipas tij të papranueshme e ofenduese.

“Dua të ritheksoj edhe njëherë, nuk kemi konflikt me popullin shqiptar, kemi problem me një regjim që shtypë komunitetin serb dhe komunitetet tjera jo shumicë”, tha ai derisa theksoi se obsesioni me presidentin Vuçiq tregon një numër gjerash.

“Së pari ai po e udhëheqë Serbinë mirë dhe po e përforcon sigurinë tonë, ekonominë tonë dhe pozicionin tonë ndërkombëtar dhe kjo po i trishton disa. Dhe këtu shfaqet edhe njëherë një mosrespektim ndaj viktimave të konfliktit dhe përdorin gjenocidin në mënyrë të parregullt dhe kjo sidomos ka kuptim kur e kemi parasysh faktin se mbi dy të tretat e serbëve janë zhvendosur me forcë nga atje”, tha ai.

Gjuriq tha se nuk e fsheh faktin që ka takuar Milan Radoiçiqin. 

“Nuk e fsheh faktin që si pjesë e punës time në Kosovë për vite me radhë kam takuar Milan Radoiçiqin po aq sa kam takuar Albin Kurtin dhe Haradinajn dhe Thaçin e të tjerët që janë në burg për krime lufte ndaj komunitetit serb. E dënoj çdo lloj dhune që është ushtruar ndaj cilit do komuniteti në Kosovë, por kam pyetje pse qeveria e Albin Kurtit po ndalë dëshmitë e incidentit, prova që janë kërkuar nga prokuroria e Serbisë përmes e EULEX-it”.

​Gërvalla: Vuçiq s’mund ta pengojë krijimin e një të ardhme më të mirë në Kosovë

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka hedhur poshtë akuzat e Serbisë, duke thënë se askush nuk i ka përjashtuar serbët nga institucionet e Kosovës.

Ajo tha se serbët kanë nisur të integrohen në institucionet shtetërore të Kosovës dhe shpreson që një gjë e tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kërcënimet që bëhen ndaj atyre që po bëjnë këtë gjë nga strukturat kriminale, e drejtpërdrejt edhe nga Beogradi, nuk do të arrijnë të ndalin ata që duan të jetojnë në një Kosovë të lirë dhe demokratike”, ka thënë ministrja e Jashtme e Kosovës.

“Serbia ka kërkuar që të braktisen institucionet dhe i ka kërcënuar ata që nuk kanë dashur që të largohen, kështu që Serbia ka bërë të pamundur për ta që të vazhdojnë të jenë në institucionet e Kosovës”, ka thënë Gërvalla në fjalën e saj përmbyllëse në mbledhjen e KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut në Nju Jork.

“Kërcënimet e Vuçiq me masat e fundit që i morën, e që janë kritikuar nga BE-ja, nuk do të jenë në gjendje të pengojnë nga krijimi i një të ardhme më të mirë në Kosovë”, ka shtuar Gërvalla. 

​Wood: SHBA synon njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Zëvendësambasadori i SHBA-së në Nju Jork Robert Wood përsëriti kërkesën për të rishikuar rolin e UNMIK-ut dhe për të kufizuar diskutimet në Këshillin e Sigurimit në konsultime të mbyllura çdo vit.

Ai gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së në Nju Jork, ka paralajmëruar UNMIK-un që të mbajë një qëndrim më neutral në të ardhmen në raport me situatën në Kosovë.

"Pas një çerek shekulli, UNMIK e ka mbijetuar kryesisht mandatin e tij origjinal dhe SHBA po i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të rishikojë këtë mision dhe të fillojë procesin e mbylljes," tha Wood,

Ai shtoi se qëllimi i SHBA-së është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, teksa kritikoi ashpër Beogradin zyrtar për faktin se përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjska janë ende të lirë.

 

​Franca: Autorët e sulmit në Banjska të dalin para drejtësisë

Zëvendësambasadori i Francës në Nju Jork, Jai Darmadhikari, deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është çelësi i krijimit të stabilitetit më të gjerë evropian.

“Dialogu është inkurajues, por nuk mjafton, në mënyrë që marrëveshja e lidhur të implementohet”, tha diplomati francez gjatë fjalimit në KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën.

Ai ka thënë gjithashtu se është e papranueshme që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë janë ende të lirë dhe se ata duhet të dalin para drejtësisë.

​Britania e Japonia kërkojnë rishikimin e rolit të UNMIK-ut

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Nju Jork i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare dhe Beogradit që të tregojnë guxim në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë edhe asociacionin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin terrorist në Banjska më 2023.

Në fjalimin e tij në KS të OKB-së, diplomati britanik i bëri thirrje KS të OKB -duhet ta rishikojë rolin e UNMIK-ut, duke deklaruar se 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës situata ka ndryshuar.

Ai ka përshëndetur heqjen e kufizimeve ndaj mallrave serbe në Kosovë, teksa shprehu shqetësimin për ngecjen në procesin në dialog.

“Kosova të marrë me kujdes vendimet e saj për të gjithë qytetarët dhe të punojë me partnerët e saj”, tha ai.

Edhe ambasadori i Japonisë në OKB, Yamazaki Kazauki tha se roli i UNMIK-ut duhet të rishikohet nga KS i OKB-së, teksa ka folur edhe mbi ndihmat që Japonia ka ofruar për vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të mbështetjes së reformave për anëtarësim në BE.

Ai po ashtu ka kërkuar që të hetohet sulmi terrorist në Banjska më 23 shtator 2023 dhe i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përkushtim ndaj marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut në Bruksel. 

​Zhbogar: Serbia të ndihmojë në hetimin e ngjarjeve në Banjska

Ambasadori slloven në Nju Jork Samuel Zhbogar, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën në Nju Jork, ka kërkuar nga Serbia që të ndihmojë në hetimin e sulmit terrorist në Banjska.

Zhbogar kërkoi gjithashtu një aderim më të fortë të Kosovës dhe Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, duke dënuar retorikën ndezëse dhe lëvizjet e pakujdesshme.

“Rruga drejt paqes dhe bashkëjetesës nuk mund të bazohet në teorinë e lojës pa fitore apo fitoreve afatshkurtra. Progresi i tillë kërkon përkushtim dhe kompromis”, tha diplomati slloven.

​Gjuriq me gjuhë helmuese kundër Kosovës në OKB

Shefi i diplomacisë serbe Marko Gjuriq ka vazhduar me retorikën e Beogradit zyrtar duke akuzuar Kosovën për kinse “margjinalizim të popullatës serbe” dhe “përkeqësim të situatës në Kosovë”.

Ai gjatë fjalimit në KS të OKB-së me rastin e prezantimit të raportit të UNMIK-ut, ka thënë se “Serbia është e përkushtuar në mënyrë të vendosur ndaj dokumenteve kyçe të OKB-së dhe të ardhmes së begatë të të gjithë qytetarëve të saj.”

Gjuriq tha se “qe nga kthimi i Albin Kurtit në pushtet, ka filluar procesi i margjinalizimit të popullatës serbe” dhe se “veprimet provokuese të policisë së Kosovës krijojnë frikë te popullata serbe”.

Ai shtoi se Kurti nuk planifikon të zbatojë marrëveshjen për formimin e asociacionit.

“Në këtë mënyrë i hidhet hije marrëveshjeve”, tha ai duke shtuar se “situata në Kosovë është përkeqësuar në mënyrë dramatike, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe frike.”

​Ziadeh kërkon hetim gjithëpërfshirës për sulmin terrorist në Banjska

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka prezantuar raportin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata në veri “është ende e brishtë,” teksa kërkoi një hetim gjithëpërfshirës për sulmin terrorist në Banjska më 23 shtator 2023, duke e quajtur atë "të papranueshme" dhe një "incident të rëndë sigurie".

Ziadeh paralajmëroi “rrezikun” që paraqet paralajmërimi për hapjen e urës në Mitrovicë për vetura, si dhe për një sërë veprimesh të policisë së Kosovës, të cilat po hetohen për përdorim të tepruar të forcës.

“Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri reduktuan mundësinë e komuniteteve pakicë, para së gjithash serbëve, për të pasur qasje në nevojat themelore, duke përfshirë shëndetin dhe arsimin,” tha ajo.

Rusia trillon, ambasadori i saj kërkesë OKB-së ta obligojnë Kosovën për themelim të Asociacionit

Kritika ndaj perëndimit se po mbyllin sytë ndaj qeverive shqiptare, pati sot Rusia përmës përfaqësuesit të saj në OKB.

Ambasadori rus, Vasily Nebenzya, madje pati pretendime të rreme kundër shtetit të Kosovës, duke kërkuar që Prishtina të obligohet për themelim të Asociacionit.

”Menjëherë obligojeni Prishtinën për Asociacionin”.

”Më 2024 ishin 93 sulme etnike ndaj serbëve”.

”Pasi Vetëvendosja erdhi në pushtet u rritën këto sulme, Albin Kurti u shpalli luftë gjithçkaje serbe. Marrëveshja e Brukselit me qëllim e harruar, Asociacioni”.

”Themelimi i saj s’është veç dëshirë, por obligim, që Prishtina e saboton me dekada”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat