​Ziadeh kërkon hetim gjithëpërfshirës për sulmin terrorist në Banjskë

Aktuale

​Ziadeh kërkon hetim gjithëpërfshirës për sulmin terrorist në Banjskë

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 17:42
Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka prezantuar raportin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata në veri “është ende e brishtë,” teksa kërkoi një hetim gjithëpërfshirës për sulmin terrorist në Banjska më 23 shtator 2023, duke e quajtur atë "të papranueshme" dhe një "incident të rëndë sigurie".

Ziadeh paralajmëroi “rrezikun” që paraqet paralajmërimi për hapjen e urës në Mitrovicë për vetura, si dhe për një sërë veprimesh të policisë së Kosovës, të cilat po hetohen për përdorim të tepruar të forcës.

“Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri reduktuan mundësinë e komuniteteve pakicë, para së gjithash serbëve, për të pasur qasje në nevojat themelore, duke përfshirë shëndetin dhe arsimin,” tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat