​Britania e Japonia kërkojnë rishikimin e rolit të UNMIK-ut

Aktuale

​Britania e Japonia kërkojnë rishikimin e rolit të UNMIK-ut

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 17:56
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Nju Jork

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Nju Jork i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare dhe Beogradit që të tregojnë guxim në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë edhe asociacionin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin terrorist në Banjska më 2023.

Në fjalimin e tij në KS të OKB-së, diplomati britanik i bëri thirrje KS të OKB -duhet ta rishikojë rolin e UNMIK-ut, duke deklaruar se 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës situata ka ndryshuar.

Ai ka përshëndetur heqjen e kufizimeve ndaj mallrave serbe në Kosovë, teksa shprehu shqetësimin për ngecjen në procesin në dialog.

“Kosova të marrë me kujdes vendimet e saj për të gjithë qytetarët dhe të punojë me partnerët e saj”, tha ai.

Edhe ambasadori i Japonisë në OKB, Yamazaki Kazauki tha se roli i UNMIK-ut duhet të rishikohet nga KS i OKB-së, teksa ka folur edhe mbi ndihmat që Japonia ka ofruar për vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të mbështetjes së reformave për anëtarësim në BE.

Ai po ashtu ka kërkuar që të hetohet sulmi terrorist në Banjska më 23 shtator 2023 dhe i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përkushtim ndaj marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut në Bruksel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat