​Wood: SHBA synon njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Aktuale

​Wood: SHBA synon njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 18:19
Robert Wood

Zëvendësambasadori i SHBA-së në Nju Jork Robert Wood përsëriti kërkesën për të rishikuar rolin e UNMIK-ut dhe për të kufizuar diskutimet në Këshillin e Sigurimit në konsultime të mbyllura çdo vit.

Ai gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së në Nju Jork, ka paralajmëruar UNMIK-un që të mbajë një qëndrim më neutral në të ardhmen në raport me situatën në Kosovë.

"Pas një çerek shekulli, UNMIK e ka mbijetuar kryesisht mandatin e tij origjinal dhe SHBA po i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të rishikojë këtë mision dhe të fillojë procesin e mbylljes," tha Wood,

Ai shtoi se qëllimi i SHBA-së është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, teksa kritikoi ashpër Beogradin zyrtar për faktin se përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjska janë ende të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat