Seanca e Këshillit të Sigurimit, Gërvalla prezanton foto të Gjuriqit me Radoiçiqin: Ishin aleatë në shtypjen e serbëve

Aktuale

Seanca e Këshillit të Sigurimit, Gërvalla prezanton foto të Gjuriqit me Radoiçiqin: Ishin aleatë në shtypjen e serbëve

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 18:28
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ka prezantuar një fotografi të ministrit të jashtëm serb Marko Gjuriq me kriminelin Milan Radoçiq, i cili është akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë.

Në mbledhjen ku po diskutohet për raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Gërvalla ka thënë se Kosova kërkon ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovës për t`u përballur me drejtësinë për sulmin në Basnjskë.

“Dora e zgjatur e Putinit, Vuçiq vazhdon t`i mbrojë terroristët që udhëhoqën sulmin paramilitar të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, më 24 shtator të viti të kaluar. Lideri i tyre Radoçiq , një prej njerëzve me brutal e më të pasur në Serbi, jo i pasur duke trashëguar pasuri nga prindërit e tij, por i pasur me në të krimit. Është angazhuar në zhvatjen dhe vrasjen e qytetarëve serb të Kosovës. Kosova kërkon ekstradimin e tij, ai është përgjegjësi për vrasjen e zyrtarit tonë policor dhe heroit tonë kombëtar toger Afrim Bunjaku”, ka thënë ajo.

Më pas, ajo ka thënë se Gjuriqi është në dijen për veprimet kriminale të Radoiçiqit.

Ajo ka publikuar një fotografi të homologut të saj serb, i cili është prezent në këtë mbledhje, me kriminelin Milan Radoiçiq.

“Këtë z. Gjuriq e di shumë mirë nga vite e tij si dora e djathë e Vuçiqit në luftën kundër Kosovës, gjatë viteve 2013 – 2020. Gjuriq dhe Radoçiq ishin aleatë në shtypjen e qytetarëve serbë të ndershëm që dëshiron vetëm jetë normale”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat