​Akuzat për përndjekje, Arber Jashari: Duhet ta ruajmë integritetin e AKI-së

Aktuale

​Akuzat për përndjekje, Arber Jashari: Duhet ta ruajmë integritetin e AKI-së

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 19:49
Arber Jashari

Avokati Arber Jashari ka vlerësuar gatishmërinë e kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti për të qenë transparent dhe i hapur në takimin me Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së mbi shqetësimet e deputetëve për pretendimet e disa gazetareve se po përndiqen nga zyrtarët e këtij institucioni.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se është pozitive që AKI-ja i ka mohuar këto pretendime, duke përkujtuar se çdo keqpërdorim i mundshëm brenda saj duhet të trajtohet nga mekanizmat ligjorë e institucionalë.

“AKI ka dhënë prova të mjaftueshme se i shërben Kosovës dhe popullit të saj, dhe meritat e saj në sigurinë e shtetit të Kosovës, janë të panumërta.

Si qytetarë të këtij vendi, pa dallim funksioni a pozite, e kemi për obligim t’ia ruajmë namin e mirë dhe integritetin kësaj agjencie, e cila na ruan orë e çast nga rreziqet permanente që i kanosen vendit, si terrorizmi, spiunazhi dhe krimet tjera kundër shtetit”, ka shkruar Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat