Ministri Maqedonci në Katar takoi zv.kryeministrin Al Attiyah, biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Aktuale

Ministri Maqedonci në Katar takoi zv.kryeministrin Al Attiyah, biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 20:00
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka takuar në Doha të Katarit zv.kryeministrin njëkohësisht ministër për Çështjet e Mbrojtjes, Khalid bin Mohammed Al Attiyah.

Takimi është zhvilluar në kuadër të vizitës së Maqedoncit në Katar.

Nga Katari raportohet se gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët.

Ata diskutuan gjithashtu marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve dhe mënyrat për t’i përmirësuar dhe zhvilluar ato.

Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të të dyja palëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat