​De Riu rikonfirmon mbështetjen e Italisë për EULEX-in

Aktuale

​De Riu rikonfirmon mbështetjen e Italisë për EULEX-in

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 20:49
Antonello De Riu

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Antonello De Riu pati sot një takim produktiv me shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutua mbi punën që është duke kryer misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

De Riu në një postim në platformën X, ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë për punën e paanshme të EULEX, duke shprehur respekt për institucionet e pavarura të Kosovës.

Ndryshe, Barbano në postin e shefit të EULEX-it ka pasuar Lars-Gunnar Wigemark, pas përfundimit të mandatit, në qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat