Operacioni Mirusha, kapen dy të dyshuar për narkotikë në Klinë
Pas hetimeve intensive dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me kultivim të substancës narkotike që ishte sekuestruar në një fshat të Klinës.
Më 10 gusht, në një fshat të Klinës, lidhur me rastin që tashmë është koduar si “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë.
Të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personat e dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, thuhet në njoftim.