Ambasadori suedez, Jonas Westerlund i është kundërpërgjigjur politikanit serb Aleksander Arsenijeviq, i cili tha se ka shumë provokime nga Qeveria e Kosovës dhe se atyre nuk po u lejohet t’i ndërrojnë flamujt.
Westerlund ka thënë se nuk e vlerëson mendimin e Arsinjeviq, duke refuzuar ta komentojë deklarimet e tij, teksa ka theksuar se është me rëndësi që veriu i Kosovës të integrohet.
“Nuk do të vlerësoj mendimin e tij asesi. Mendoj që është me rëndësi që veriu i Kosovës të integrohet dhe kjo duhet të bëhet në dialog me komunitetin vendor në bazë të planit të Ahtisarit”, ka thënë Westerlund.
Westerlund është ndalur edhe tek situata në veri, duke e përshkruar si një situatë të qetë.