Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian: Raporti është përgjithësisht negativ

Aktuale

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian: Raporti është përgjithësisht negativ

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 22:09
Rrezarta Krasniqi

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka folur për të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën. Ajo ka thënë se raporti është gjerësisht negativ.

Sipas Krasniqit kjo ka ardhur si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes “me një Qeveri që për katër vite na armiqësoi me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje”.

“Në përgjegjësi, është shqetësues një numër kaq i madh i vërejtjeve serioze ndaj Qeverisë dhe shumicës parlamentare në Kuvend, e cila e ka përgjegjësinë politike. Raporti ka gjetur se rekomandimet e raportit nga viti 2023 nuk janë zbatuar thuajse në asnjë fushë. Më tutje, këshillat, sugjerimet e rekomandimet e Bashkimit Evropian nuk janë marrë parasysh për shumicën e ligjeve dhe politikave kyçe.”, ka shkruar ajo.

Sipas Krasniqit, raporti ka vlerësuar se ka progres të limituar thuajse në çdo fushë të qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat