“Ti ia ke vjedh votat koleges tënde”, “Lirisht mundesh me lëshu studion”, debat i ashpër mes Kajtazit dhe Meliza Haradinajt

Aktuale

“Ti ia ke vjedh votat koleges tënde”, “Lirisht mundesh me lëshu studion”, debat i ashpër mes Kajtazit dhe Meliza Haradinajt

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 23:48
Vehbi Kajtazi dhe Meliza Haradinaj-Stublla

Gazetari Vehbi Kajtazi është përfshirë në një debat të ashpër me ish-ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla tha fillimisht se emrat e agjentëve të AKI-së nuk duhet t’i zbuloj askush, madje as presidentja apo kryeministri, duke aluduar në emrin e agjentit që e kishte zbuluar Kajtazi, lidhur me lajmin e RTK-së të përkthyer nga Sloboda Bosna.

“Sot kujtdo që po i konvenon po thonë është interes publik, madje edhe në zbulimin e informacioneve të klasifikuara, siç janë emrat e agjentëve të AKI-së, të cilën nuk ka të drejtë ta bëjë as kryeministrja dhe as presidentja”, tha Haradinaj-Stublla.

I menjëhershëm që reagimi i Kajtazit, i cili e quajti këtë propagandë.

“Cili ligj, cili nen? Propagandë mos bëj?”

Madje sipas Kajtazit, Haradinaj-Stublla e kishte personale me të. Ia përmendi edhe rastin ku dyshohet për blerje votash.

“Mos bo propagandë me mu, se e ki personale me mu, mos bo propagandë. Ti ke vjedh vota”, tha Kajtazi.

“Kjo zonja këtu, ia ka vjedhë votat koleges së vet, Albana Bytyqit. Ka vjedh vota dhe vjen bën propagandë këtu?”, shtoi ai.

Sipas Kajtazit, nuk është informatë e klasifikuar zbulimi i emrit të agjentit të AKI.

“Nuk është informatë e klasifikuar emri. Kjo është dezinformatë, padituri”, tha Kajtazi.

E më pas Haradinaj-Stublla i kërkoi Kajtazit ta lëshonte studion.

“Nëse nuk të pëlqen, lirisht mundesh me lëshu studion”, tha ish-ministrja.

Kajtazi këtë e refuzoi kategorikisht.

“Unë me lëshu studion prej njerëzve që vjedhin vota a? Kurrë hiç”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat