Hyseni: Kurti, ka bërë mirë që s’e ka bërë Asociacionin

Aktuale

Hyseni: Kurti, ka bërë mirë që s’e ka bërë Asociacionin

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 00:00
Flamur Hyseni

Profesori universitar, Flamur Hyseni thotë se Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që s’e ka bërë Asociacionin.

Sipas tij, Qeveria mirë ka bërë që s’e ka nënshkruar asnjë dokument në kuadër të marrëveshjes, por që “pasojat janë të paparashikueshme në dialogun për qeveritë e ardhshme”.

“Cili është statusi juridik i vendimit të Gjykatës Kushtetuese 2015 për Asociacionin, 9 vite kanë kaluar tani dhe ne kemi negociuar në vazhdimësi për këtë proces. Çfarë t’i bëjmë atij vendimi. Ndërsa ai vendim tregon në mënyrën më të mirë të mundshme qysh duhet me bë, cilado qoftë qeveri e ardhshme Asociacionin. Ne e kemi injoruar atë. Pse? Sepse, ai është një proces juridik që i paraprinë një vendimmarrje të madhe politike. Prandaj, në këtë kontekst mirë ka bërë kjo Qeveri që s’ka bë asnjë veprim konkret në dialog përveç që deklarata të mira, të dizajnuara mirë politike, por s’ka nënshkruar dokument asnjëherë. Pra, ka bërë shumë mirë. ‘Pala tjetër refuzoi, sepse unë isha i gatshëm ta pranojë, por pala tjetër refuzoi’. Kjo është një sjellje shumë e mirë politike, por pasojat janë të paparashikueshme në dialogun për qeverinë e ardhshme 2025/2029 atë qeverinë tjetër 2029/2033 e tutje”, deklaroi ai.

Ai tha se përveç Qeverisë Kurti, Asociacionin nuk do ta bëjë as qeveria e ardhshme, kjo sipas tij pasi që “procesi juridik, po i prin një procesi politik shumë të rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat