Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, thotë se rritja e rrogave për shërbyesit civilë ka shkelje të ligjit, dhe është “hajgare”.
Bunjaku thotë se me rritjen e pagave, kryeministri Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët që vetë i ka quajtur analfabetë.
“Kjo rritje është thjesht hajgare, besoj që qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar drejt që këtë e ka bërë vetëm para zgjedhjeve. Thjesht për me i manipulu dhe mashtru këta qytetarë, të cilat ai vetë i ka quajtur analfabet… jo, tentim, kjo është vepër. Pra, ka vepru. Ky po e rrit për 55 euro pagën të shërbyesve civilë dhe kjo i bie që taksat e qytetarëve tanë po i shpërndanë ashtu qysh ky po don për interesa personale, elektorale, politike, partiake”, tha ajo.
Bunjaku thotë se me këtë rritje të pagave ka shkelje të ligjit.
“Jam e bindur që çdo qytetari që iu ka ngritur rroga për 55 euro nuk ka me besu në këtë qeverisje të Kurtit. Kjo absolutisht është blerje e votave ilegalisht dhe po tenton me i mashtru qytetarët. Por, po gabon rëndë. Ka edhe shkelje të ligjit për paga, konkretisht ai i nenit 42, por për shkelje këta nuk e kanë për herë të parë, pasi që e kanë shkel Kushtetutën me dhjetëra herë dhe nuk iu vije turp asnjëherë”, deklaroi ajo.
Qeveria e Kosovës bëri të ditur se punëtorëve të sektorit publik do t’iu rritet paga për 110 euro, në dy faza gjatë vitit të ardhshëm.