Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, keqpërdoret nga kjo parti.
Ajo e ka cilësuar si trup të huaj Kusarin në LVV, duke thënë se për bisedën e zhvilluar me Radoiçiqin ka qenë e detyruar ta bëjë nga kryeministri Albin Kurti dhe Dejona Mihali.
“Më vjen shumë keq prej znj.Kusari-Lila, sepse është një grua që është keqpërdor nga partia e Vetëvendosjes, është trup i huaj në LVV dhe ne qoftë se duhet me sulmu dikë më se lehti e sulmojnë këtë. Në qoftë se ish deshtë më i thënë dikujt me folë me Radojiçiqin, natyrisht që Kurti e kish obligu apo detyru aznj.Kusari”, ka thënë ajo.
Duke e cilësuar si të dëmshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë një komunikim të tillë ka thënë se habitet se si Kusari-Lila ende mund të vijë në parlament e të dal në media.
Bunjaku ka thënë se po ta bënte një veprim të tillë do ta lëshonte Kosovën.
“E përgëzoj znj. Kusari që po mundet me ardhë në parlament, prapë me dal në televizion me çfarë ego dhe qysh mundet. Unë kisha dhënë dorëheqje dhe e kisha lëshuar Kosovën po ta kisha bë një gjest të tillë si Kusari, por kjo është me urdhër të Dejonës dhe Kurtit”, tha ajo.