Ambasadori britanik: Dialogu s’po ecën ashtu siç e kemi menduar

Aktuale

Ambasadori britanik: Dialogu s’po ecën ashtu siç e kemi menduar

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 00:42
Jonathan Hargreaves

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves teksa fliste mbi situatën në vend komentoi edhe gjendjen aktuale të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Hargreaves, ky proces tashmë ka ngecur pa ndonjë zhvillim siç ishte pritur nga ndërkombëtarët.

“Me të vërtetë shpresoj ashtu, nuk është fshehtësi që momentalisht dialogu nuk po ec aspak, as shpejtë e as pozitivisht siç kemi shpresuar dhe do të dëshironim”, deklaroi ai.

Mirëpo, sipas tij përpjekjet për avancim të raporteve mes dy paleve nuk do të ndalen duke shpresuar edhe në ndryshime që pritet të bëhen.

“Vazhdojmë që t’i nxisim të dy palët që të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë energjike që të shkohet deri në fazën e ardhshme. Gjithmonë ka mundësi të shpresonim që të dyja palët, veçanërisht në muajt e ardhshëm kur do të kemi dinamikë të me ndryshime në institucionet evropiane, por edhe në Qeveri ndoshta do të kemi një kapitull të ri, energji të re e vullnet për të pasur marrëveshje”, shtoi Hargreaves. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat