Antibiotikët del se përdoren pakontrollueshëm nga kosovarët.
Ka mjekë që thonë se vetë ata përballen shpesh me presion sidomos nga prindërit e fëmijëve pacientë për të bërë përshkrimin e antimikrobikëve.
Por një problematikë tjetër për të cilën flitet është trysnia që bëjnë kompanitë farmaceutike përmes marrëveshjeve të ndryshme që të përshkruhen produktet e tyre.
Sidoqoftë në Kosovë thuhet se ka përmirësim sa i përket rënies së rezistencës në antibiotikë që ka qenë problem i nënvizuar edhe nga organizma ndërkombëtarë të shëndetit.