Rukiqi: Kurti po përdor pagat për të blerë vota, ne mendojmë për standardin e jetesës

Aktuale

Rukiqi: Kurti po përdor pagat për të blerë vota, ne mendojmë për standardin e jetesës

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 00:56
Berat Rukiqi

Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen e qeverisë në lidhje me koeficientin e pagave, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të fituar vota dhe jo për të përmirësuar standardin e jetesës.

Rukiqi theksoi se për LDK-në, diskutimi mbi pagat është fokusuar në kushtet e jetesës së qytetarëve të Kosovës, ndërsa, sipas tij, kryeministri Albin Kurti po e shfrytëzon çështjen për përfitime elektorale.

 “Për neve arsyeja kryesore pse ne e diskutojmë koeficientin e pagave është standardi i jetesës, për Kurtin nuk është standardi i jetesës është çështja e votuesve të tij ku po shkon. Ky është dallimi esencial, ai këtë e bën për të blerë votë, ne e bëjmë për me adresu standardin e dhe kushtet në të vilat jeton qytetari i Kosovës.

Ta kemi të qartë, ne për këtë e kemi bërë diskutim, jo për zgjedhje. Nëse rriten çmimet rriten pagat, po e them 150 koeficienti i pagave me ne në qeveri, plus vitet tjera kjo rregullohet me rritje ekonomike dhe të çmimeve”, ka deklaruar Rukiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat