Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 06:46
Foto ilustrim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Haxhi Mazreku është dëshmitari i 102-të në Speciale që ka filluar dje dëshminë.

Ai dje tha se pas sulmit në familjen Jashari ai e kishte krijuar vetë njësitin e UÇK-së duke u bazuar në fjalën e presidentit Ibrahim Rugova i cili kishte thënë se duhet ruajtur pragu i shtëpisë.

Kujtojmë, se kjo Speciale edhe ka dënuar ish-ushtarë të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat