Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, kanë vizituar në Doha, Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar.
Kështu ka njoftuar vetë Osmani me anë të një postimi në Facebook ku ndau edhe disa fotografi nga vizita.
“Në Doha, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar.
Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar presidentja.