Tetori rozë, Hovenier: Të punojmë bashkë drejt një të ardhmeje pa kancer

Aktuale

Tetori rozë, Hovenier: Të punojmë bashkë drejt një të ardhmeje pa kancer

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 09:27
Hovenier, mori pjesë dje në një ngjarje me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, mori pjesë dje në një ngjarje me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në faqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, është postuar fotografi e Hovenier me kolegë, ku thuhet:

“Ambasada Amerikane në Prishtinë solidarizohet me të prekurit nga kanceri i gjirit këtu në Kosovë dhe në mbarë globin”.

“Jam i nderuar që u bashkova me kolegët e mi sot në njohjen e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Le të forcojmë vendosmërinë tonë për të mbështetur të mbijetuarit, për të përhapur ndërgjegjësimin dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa kancer”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat