Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, mori pjesë dje në një ngjarje me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në faqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, është postuar fotografi e Hovenier me kolegë, ku thuhet:
“Ambasada Amerikane në Prishtinë solidarizohet me të prekurit nga kanceri i gjirit këtu në Kosovë dhe në mbarë globin”.
“Jam i nderuar që u bashkova me kolegët e mi sot në njohjen e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Le të forcojmë vendosmërinë tonë për të mbështetur të mbijetuarit, për të përhapur ndërgjegjësimin dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa kancer”, thuhet në postim.