Anëtari i kryesisë së partisë “Guxo”, Luan Gacaferi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e ka kuptuar se ka gabuar me shkarkimin e Shkëlzen Gashit nga pozita e këshilltarit të tij, për shkak të deklaratës së këtij të fundit lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gacaferi ka theksuar se ky ishte i vetmi gabim politik i Kurtit si kryeministër, përcjell Bota sot.
Ai ka shprehur bindjen se nëse njëri nga ministrat e tij do të ishte i korruptuar, Kurti do ta dërgonte vet te dera e burgut të Dubravës.
Reagimi i tij në Facebook:
Të vetmin gabim politik që e ka bërë Albin Kurti, për bindjen time, prej që unë e përcjelli rregullisht (nga 2019) e deri sot, është kur e shkarkoi këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, ku ra pre e propagandës dhe shpifjeve të portaleve të "Liria ka Emër", kinse zt. Gashi kishte fyer UÇK-në! Dhe këtë e ka kuptuar tashmë edhe zt. Kurti!
Prandaj, unë e marr përsipër të fus dorën në zjarr, se po të kishte diçka të vërtetë në shpifjet e opozitës dhe lehësve të tyre me pagesë, kinse për korrupsionin të ministrave në qeverinë Kurti, ata s'do i zinte as edhe një minutë në karriget e ministrave!
Por, zt. Kurti, e ka kuptuar që kishte gabuar me shkarkimin e këshilltarit të tij, zt. Gashi, prandaj nuk ndodh edhe një herë që zt. Kurti, ta përsëritë të njëjtin gabimin që bëri, duke rënë pre e shpifjeve të opozitës dhe lehësve të tyre me pagesë!
Nuk ka, nuk ka pasur korrupsion te ministrat e qeverisë Kurti, sepse sikur të kishte diçka të vërtetë, jo prokuror e gjykatës, por vetë Kurti, do i dërgonte te dera e Dubravës, secilin ministër pa dallim, nëse do kishte diçka të vërtetë me korrupsion!