Doarsa Kica-Xhelili, deputete e LDK-së, është pyetur në lidhje me parashikimet e zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.
Ajo ka treguar se, sipas saj, LDK-ja duhet t’i ketë 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kica-Xhelili ka renditur disa arsye.
“Unë gjithmonë nisem prej kësaj premise se pse LDK-ja ka me i pasë 61 deputetë, pse duhet me i pasë…Përgjigja është kjo: Nëse nuk duam me vazhdu me qenë të izoluar ndërkombëtarisht, nëse duam me prosperu, nëse duam rinia mos me ikë, nëse duam me pasë zhvillimin ekonomik, nëse duam me pasë spitale të mirëfillta, nëse duam me pasë çerdhe, gra në punë e jo 60 për qind me të nejtë në shtëpi, LDK-ja duhet me i pasë 61” – tha ajo.