Tri partitë opozitare nuk kanë pranuar që të fillojë seanca pa u hedhur në votim pjesëmarrja e tyre, me arsyetimin se çdo seancë kërkohet të fillojë me votim.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se deri më tani ka ndodhur një praktikë e tillë.
“Fillimin e seancës duhet ta konfirmojmë me votim dhe nuk duhet të fillojë ndryshe. Deri sot kuorumin e kemi bërë me votim”, tha Tahiri.
Mirëpo kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se seanca duhet të vazhdojë edhe pa e konfirmuar kuorumin.