Zvicër, Kurti prezanton potencialin e investimeve në Kosovë para 150 kompanive ndërkombëtare

Aktuale

Zvicër, Kurti prezanton potencialin e investimeve në Kosovë para 150 kompanive ndërkombëtare

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 12:05
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në Zvicër ku në Zurich ai po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dita e shkathtësisë së biznesit”.

Kurti ishte folës kryesor në këtë konferencë, me ç’rast prezantoi progresin dhe potencialin e Kosovës, për investim.

Në fjalimin e tij, ai paraqiti të dhënat e indeksit të demokracisë, të cilat e paraqesin Kosovën si vendin më demokratik dhe biznes-konkurrues në Ballkanin Perëndimor.

I nderuar t’i bashkohem konferencës ‘Business Agility Day’, për të shfaqur progresin dhe potencialin e Kosovës para 150 kompanive ndërkombëtare. Pata mundësinë të nënvizoja angazhimin tonë ndaj transformimit dhe inovacionit digjital, duke hapur rrugën për partneritete dhe rritje të reja” ka shkruar Kurti në X.

Në kuadër të kësaj konference, shefi i Qeverisë së Kosovës u takua me përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat