PSD me aksion para Kuvendit: Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë

Aktuale

PSD me aksion para Kuvendit: Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 12:18
Pas aksionit, para mediave u deklarua edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ata kanë vendosur para hyrjes së Kuvendit një pankart me mbishkrimin “Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”.

Pas aksionit, para mediave u deklarua edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Sipas tij, Qeveria po dëshiron të shohë secilin si të dyshuar dhe të kontrollojë agjencionet e pavarura.

“Sot në Kuvend është në rend dite ligjii cili do ta foromojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, zakonisht, pushtetet demokratike kujdesen për mirëqënien e qytetarëve dhe për pavarësinë e institucioneve. Qeveria e Kosovës ka pasur dy synime krejt të tjera, e para me e pa secilin si të dyshuar dhe e dyta, secilin agjencion apo organizim të pavarur me ia ngushtu ose me kontrollu kompetencat e tij”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat