Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar Qeverinë duke thënë se vendi kurrë nuk ka qenë më i izoluar se tash.
Ai në fjalimin e tij bëri disa kritika në drejtim të pushtetit.
“Vendi kurrë nuk ka qenë më i izoluar. Jemi në fundin e fundit, jemi 20 vite mbrapa edhe me lirinë e lëvizjes, nuk mundeni me u kritiku me një proces që është nisur para 15 viteve. Mjaft me gënjeshtra, jemi nën sanksione… Asnjë minister nuk e keni që vjen me raportu. jeni më keq se qeveritë tjera. Lërini debatet toksike”, tha ai.
Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës edhe kësaj here ka nisur rreth një orë me vonesë.
Në nisje të kësaj seance pati disa mospajtime mes partive opozitare dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca rreth kuorumit për fillimin e seancës.
Në procesin e votimit për prezencë votuan vetëm 58 deputetë nga mazhoranca, kurse deputetët e opozitës edhe pse të pranishëm nuk votuan për prezencë.