Asociacioni i Komunave të Kosovës ka deklaruar se ministri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Muratim, në mbledhjen e 227 të Qeverisë, njoftoi se është futur dispozita që ka të bëjë me shtyrjen e afatit për zbatimin e tatimit të normës tatimore progresive në pronat e paluajtshme komerciale për vitin 2026.
Sipas AKK-së, kjo normë tatimore është ngarkesë dhe barrë e rëndë e shtuar për pronarët e pronave të paluajtshme komerciale.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret këtë vendim të Qeverisë duke vlerësuar se kërkesa jonë ka qenë e arsyeshme dhe e argumentuar me fakte se kjo është e panevojshme në këtë fazë”.
“Vlen poashtu të ceket se shumica e komunave të Republikës së Kosovës ia kanë ulur tatimin në pronë qytetarëve për rreth 33 %”, thuhet në reagimin e AKK-së.