Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer.
Në takim është diskutuar pos tjerave edhe për zgjedhjet e ardhshme.
Kështu ka bërë të ditur Kusari-Lila përmes një postimi në “X”.
“Theksuam stabilitetin e mandatit tonë të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe angazhimin tonë për reforma.
Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian”, ka shkruar ajo.