Fituesi i Big Brother VIP Kosova edicioni i dytë, Lumbardh Salihu, ka hapur llogari në rrjetin social Facebook.
Ai ka njoftuar se në këtë llogari të re do të ndajë aktivitetet politike pasi së fundmi iu bashkua LDK-së.
“Nga sot, ky do të jetë profili im zyrtar, ku do të ndaj me ju aktivitetet e mia politike.
Qëllimi im është të jem pranë jush dhe të krijojmë një hapësirë për komunikim të hapur e të sinqertë.
Prandaj, ju ftoj të më ndiqni për çdo të re dhe të na bashkoheni në këtë rrugëtim – sepse Rrugën e Bëjmë Bashkë”, ka shkruar Salihu krahas një fotografie me liderin e partisë, Lumir Abdixhiku.