Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vendosjes së një pajisje gjurmuese në veturën e gazetarit, Vehbi Kajtazi.
Deliu-Kodra ka kërkuar hetim urgjent për këto vperim, të cilat sipas saj, vijnë pas komenteve të qeveritarëve kundër gazetarëve.
Postimi i plotë:
Jam tejet e shqetësuar me rastin e gazetarit Vehbi Kajtazi. Si deputete e Kuvendit të Kosovës, kërkoj urgjentisht nga organet e rendit dhe drejtësisë në vend, që të hetojnë vendosjen e pajisjes gjurmuese në veturën e tij. Këto veprime, të cilat, fatkeqësisht vijnë pas komenteve të vazhdueshme të zyrtarëve qeveritarë kundër gazetarëve, janë të papranueshme dhe të rrezikshme. Lufta ndaj gazetarëve, mediave dhe fjalës së lirë, nuk guxon të bëhet normalitet në Kosovë. Ftoj mediat, organizatat e shoqërisë civile, ambasadat dhe kolegët e partive politike që dënojnë këtë akt dhe të ngrihen në mbrojtjen e fjalës së lirë!