Ky është prokurori që futi në burg 6 fajdexhinjtë e fuqishëm

Aktuale

Ky është prokurori që futi në burg 6 fajdexhinjtë e fuqishëm

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 15:55
Petrit Kryeziu

Gjashtë fajdexhinjë, janë vënë në pranga sot në një operacion të gjerë policor në Prizren dhe në Suharekë. Operacioni policor është shtrirë në 6 lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar 6 persona të dyshuar, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të ‘fajdesë’ dhe ‘detyrimit’.

Gazeta ka mësuar se raportuar se gjashtë të arrestuarit janë: Leotrim Muçaj, Bekim Kabashi, Lulzim Ahmetaj, Xhevdet Kokollari, Durim Gashi, Kujtim Kabashi.

Gjatë zbatimit të operacionit policor, është realizuar urdhër-kontrolli i gjykatës, ku në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar: 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, dokumentacione, si: kontrata, para-kontrata, para të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogaritë bankare të personave të dyshuar.

Ky operacion është udhëhequr Petrit Kryeziu, i njëjti është edhe u.d Kryeprokuror në Prizren

Gazeta merr vesh që ai ka hetuar këta individë për disa muaj. Ka aplikuar edhe masa të fshehta, për të kapur të njëjtit.

Kush është Petrit Kryeziu?

Petrit Kryeziu, vjen nga Prizreni.

I diplomuar në studimet pasdiplomike/ master në shkencat Penal, pranë Fakultetit Juridik në UP, viti 2012.

Më datë 22 janar 2018, është emëruar dhe dekretuar Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren, me numër të Dekretit DP – 008 – 2018;

Nga data 14.06.2018 me vendimin e KPK Nr.263/2018 është emëruar Prokuror Përgjegjës për Media për Prokurorinë Themelore në Prizren, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në emërimin e zëdhënësit të prokurorisë,- datë 10.04.2019;

Nga data 10.08.2020, është koordinator për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme,- për Prokurorinë Themelore të Prizrenit;

Nga data 01.01.2021, është emëruar Udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren;

Me vendimin KPK/Nr.266/23 më datë 01.04.2023 është avancuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Me vendimin e KPK-së të datës 27.08.2024 është emëruar U.D. i Kryeporokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat