Murati kapet me një deklaratë të Abdixhikut për Trustin: Besoj u kujtohet parashikimi ogurzi

Aktuale

Murati kapet me një deklaratë të Abdixhikut për Trustin: Besoj u kujtohet parashikimi ogurzi

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 16:10
Hekuran Murati, Lumir Abdixhiku

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj një deklarata të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për Trustin.

Murati ka thënë se fitimi në Trust ka kapur shifrën e 203 milionë eurove për 9 muajt e 2024.

Lidhur me këtë ai ka shpërndar një deklaratë të Abdixhikut ku thoshte se Trusit humbë gjysëm milioni euro në ditë.

“Kthimi/fitimi i Trustit ka kapur shifrën 203 milionë euro për 9 muajt e parë të vitit 2024. Besoj u kujtohet parashikimi ogurzi që bënte Lumir Abdixhiku se si Trusti do të humbte nga gjysëm milionë euro në ditë. Kaq pra për seriozitetin e analizave e projeksioneve të tyre!” – ka shkruar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat