Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po iu bashkohen.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se i tillë ishte numri i qytetarëve edhe në Fushë Kosovë.
“Për secilin prej nesh është emocionues rrugëtimi i ri që kemi nisur, i cili do ta përcaktojë drejtimin e ri të shtetit tonë”.
“Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, të barabartë, të sigurt, të drejtë dhe me perspektivë për secilin qytetar”, ka thënë Hamza.