Reagon AGK-ja pas gjetjes së pajisjes gjurmuese në automjetin e gazetarit Vehbi Kajtazi

Aktuale

Reagon AGK-ja pas gjetjes së pajisjes gjurmuese në automjetin e gazetarit Vehbi Kajtazi

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 16:43
Vehbi Kajtazi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas zbulimit të një pajisjeje gjurmuese të fshehur në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi.

AGK ka bërë thirrje të menjëhershme që autoritetet e sigurisë të ndërmarrin një hetim të plotë dhe transparent, për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në vendosjen e pajisjes gjurmuese.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi.

Duke e konsideruar si një rast të paprecedentë, AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje.

AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat