Tashmë ka filluar mbështetja e madhe për Vëllezërit Geci nga Llausha, pas dëshmisë së Fadil Gecit në Gjykatën Speciale të Hagës, për Komunikatën numër 59.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci ka publikuar një fotografi ku shihen burra e djemë nga Dukagjini, të cilët kanë vizituar familjen Geci në kullën e tyre në Llaushë.
Postimi i plotë:
Sot, në kullën tonë, në shenjë përkrahjeje dhe respekti për Vëllezërit Geci, për kauzën tonë të drejtë për të ndjekur politikën e djathtë të Presidentit Rugova, në luftën tonë të gjatë për Liri, Demokraci dhe Pavarësi.
Burra e djemë nga Dukagjini u mblodhën në kullën e Bajraktarit të Llaushës për të na dhënë kurajo e mbështetje, shumë nga këta burra ishin pjestarë të UÇK-së.
Faleminderit shumë për përkrahjen!