Fillon mbështetja masive e popullit për Vëllezërit Geci, për kauzën 26 vjeçare për zbardhjen e Komunikatës nr. 59

Aktuale

Fillon mbështetja masive e popullit për Vëllezërit Geci, për kauzën 26 vjeçare për zbardhjen e Komunikatës nr. 59

Nga: N. Sh. Më: 31 tetor 2024 Në ora: 16:52
Pamje nga Kulla e Vëllezërve Geci

Tashmë ka filluar mbështetja e madhe për Vëllezërit Geci nga Llausha, pas dëshmisë së Fadil Gecit në Gjykatën Speciale të Hagës, për Komunikatën numër 59.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci ka publikuar një fotografi ku shihen burra e djemë nga Dukagjini, të cilët kanë vizituar familjen Geci në kullën e tyre në Llaushë.

Postimi i plotë:

Sot, në kullën tonë, në shenjë përkrahjeje dhe respekti për Vëllezërit Geci, për kauzën tonë të drejtë për të ndjekur politikën e djathtë të Presidentit Rugova, në luftën tonë të gjatë për Liri, Demokraci dhe Pavarësi.

Burra e djemë nga Dukagjini u mblodhën në kullën e Bajraktarit të Llaushës për të na dhënë kurajo e mbështetje, shumë nga këta burra ishin pjestarë të UÇK-së.

Faleminderit shumë për përkrahjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat