Rukiqi-Muratit: Është fakt i pamohueshem që Trusti ka pas humbje gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit tuaj!

Aktuale

Rukiqi-Muratit: Është fakt i pamohueshem që Trusti ka pas humbje gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit tuaj!

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 17:28
Berat Rukiqi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘fitimi i Trustit ka kapur shifrën 203 milionë euro për 9 muajt e parë të vitit 2024’

Rukiqi në reagimin e tij në Facebook ka thënë se është fakt i pamohueshëm qe Trusti ka pas humbje gjysëm milioni euro në ditë.

“Për Ministrin e propagandës.Po, është fakt pamohueshem qe Trusti ka pas humbje, gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit të juaj personal për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Trustit” shkruan Rukiqi në Facebook

Ai tutje i drejtohet Muratit duke i thënë të merret me temat e rëndësishme si rritja ekonomike, rritje e çmimeve se sa me arkiva të mediave.

Postimi:

Për Ministrin e propagandës.

Po, është fakt pamohueshem. qe Trusti ka pas humbje, gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit të juaj personal për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Trustit.

Sa merresh me arkiva të mediave, merru me

- rritjen ekonomike, që e ke nën nivelet e pas periudhës të pavarësisë (lexoje e ke si konstatim edhe në Raportin e Progresit)

- rritjen mbi 50% të çmimit të bukës dhe qumështit

- paafrësinë për të investuar në ekonomi, me nivelin me të ulët të investimeve publike në 10 vitet e fundit

- me “rekordin” e 2 kilometrave rrugë të reja

- me urën 8 metra në Badofc, që nuk po përfundon as pas 500 ditëve

- me 5 miliardë deficit tregtar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat