Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve për pak kohë, policia jep detaje për ngjarjen

Aktuale

Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve për pak kohë, policia jep detaje për ngjarjen

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 20:48 Përditësuar në ora: 22:55 më 31.10.2024
Foto ilustrim

Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve, policia po interviston disa persona

Katër persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po intervistohen nga Policia e Kosovës pas incidentit sonte në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ku disa veturave u janë shpuar gomat si dhe është vendosur një stikers në një përmendore.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka konfirmuar se katër persona po merren në pyetje nga hetuesit policorë.

“Katër persona jemi duke i intervistuar për dëmtim kriminal, ndërsa për vendosjen e stikersit nuk ka rast të hapur”, ka thënë ai.

Ndryshe, në Lagjen e Boshnjakëve dy veturave u janë shpërthyer gomat me mjete të mprehta, ndërsa fillimisht ishte vendosur një stikers në një përmendore. Me këtë rast janë grumbulluar një turmë prej dhjetë personash, të cilët më pas janë shpërndarë të qetë.

Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve për pak kohë, policia jep detaje për ngjarjen

Disa persona në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit kanë shpuar goma të disa makinave.

Kjo erdhi si pasojë e vendosjes së një pamflet mbi një përmendore.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ndër të tjera, Elshani thotë se situata është e qetë në Lagjen e Boshnjakëve.

“Një pamflet është vendosur mbi një përmendore në Lagjen e Boshnjakëve. Nga kjo kanë reaguar disa persona ku kanë shpuar disa goma të makinave. Pamfleta ka qenë e grisur në momentin që ka shkuar policia, megjithëse është pastruar gjithçka nga aty. Situata është e qetë”, tha Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat